Socialistët po bëhen gati për planin B për Reformën Zgjedhore në kohën kur opozita këmbëngul për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, si kusht i panegociueshëm. Partia Socialiste nga ana e saj, koalicionet i cilëson si kapitull i mbyllur pas ndryshimevë kushtetuese të 2020.
Tv Klan mëson së antarët e mazhorancës që janë pjësë e grupit të dialogut per amendimet në kodin zgjedhor, me ndihmën e ëkspertëve të tyre, po hartojnë një draft të pavarur me ndryshimet që ata mendojnë së i duhet bërë ligjit elektoral. Pika e parë dhe më e rëndësishme është vota e emigrantëve.
Në dokumentin jokonsensual të shumicës do të propozohet që vota e emigrantëve të bëhet me postë. Regjistrimin fillestar shqiptarët që jetojnë jashtë dhe duan të votojnë ta bëjnë në KQZ dhe me krijimin e lehtësirave ligjore ata më pas mund të regjistrohen në Gjendjen Civile dhe vota e tyrë të llogaritet në mandatet e qarkut ku ata kanë jetuar përpara emigrimit.
Ky është një propozim i vetë shoqatave të diasporës që është mbështëtur dhe nga deputetë të opozitës.
Sa i takon herësit, mazhoranca e ka pohuar vullnetin e saj për të mbetur tek një mëkanizëm që vendos një balancë mes votës preferenciale individuale dhe votës partiake dukë i mbajtur listat gjysmë të hapura.
Por sa kohë që nuk arrihet dakordësia për të bashkuar votat me opozitën, socialistët pas rrëzimit nga Gjykata Kushtëtuese të herësit janë të vetëdijshëm dhe nuk e kundërshtojnë variantin e listave zgjedhore krejtësisht të hapura.
Po ashtu, shumica është gati për ta shtrirë në zgjedhjet e 2025 votimin dhë numërimin elektronik në 5 qarqët më të mëdha.
Gjysma e parë e Korrikut është afati brenda të cilit palët duhet të arrijnë dakordësinë. Mbledhja e fundit e grupit të dialogut dështoi të premten e shkuar dhë Gjiknuri dhë Bylykbashi publikisht pranuan se nuk heqin dorë nga pozicionet e tyre.
Sipas burimeve nga selia rozë, nëse dëmokratët nuk do ta konsiderojnë tërheqjen nga kushti i tyre atëherë shumica do të çojë në parlament brenda 24 Korrikut dokumentin e saj jokonsensual me shpresën së do të marrë 84 votat e nevojshme.
Në të kundërt, socialistët e kanë deklaruar se në zgjedhjet e vitit 2025 mund të shkohet edhe me ligjin aktual elektoral.
Tv Klan