Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Socialistët kanë kërkuar angazhimin e ambasadorit, të OSBE-së Gert Ahrens, për ta detyruar PD të ulet në tryezën e dialogut, për të realizuar në muajin Qershor zgjedhjet parlamentare. Sekretarja socialiste për marrëdhëniet ndërkombëtare Arta Dade, ka fajësuar opozitën për vonesat në këtë proces.

Arta Dade:- “Mendoj që ambasadori Ahrens, duhet të vazhdojë përpjekjet e tij për të ulur PD në tryezën e partive, ashtu sikurse e nisi dhe unë shpresoj që ajo të jetë një nisëm e suksesshme. Besoj se ambasadori Ahrens e ka fjalën për ato forca politike, që në mënyrë artificiale, kërkojnë të tensionojnë situatën, por nuk besoj se kjo do të jetë një arsye për të shtyrë zgjedhjet”.

Lidhur me protestat e OMONIA-s dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në Këshillin e Europës, Dade tha, se janë të mirëpritura komisionet hetimore për të konstatuar trajtimin me standarte të larta të të drejtave të minoritarëve grek në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame