Armela Imeraj: “Ilir Meta nuk çudit më askënd me deklaratat e tij kundër Partisë Socialiste, sepse tashmë ai flet për llogari të Sali Berishës dhe që të dy bashkë me Fatos Nanon duan me çdo kusht që ta kthejnë Partinë Socialiste në një vegël të qeverisë duke e futur në parlamentin e votave të grabitura. Ilir Meta, njeriu që mashtroi 83 mijë zgjedhësit që donin largimin e kryeministrit të Gërdecit, duhet ta kuptojë ashtu si Sali Berisha që Partia Socialiste nuk hyn në parlament pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve të pa pranueshme të 28 qershorit. Nxitja e diversioneve të konflikteve artificiale për të dobësuar Partinë Socialiste nga ana e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos nuk e ndryshon dot qëndrimin e socialistëve dhe të të gjithë popullit opozitar ndaj një parlamenti të marrë peng me manipulime dhe korrupsion elektoral.”/tvklan.al