Partia Socialiste fton për bashkëpunim, në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të gjitha partitë politike shqiptare. Sipas Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Maqo Lakrori, projekti synon një përfaqësim më dinjitoz të spektrit politik, pavarsisht nga programi partiak. Ftesa për bashkëpunim përfshin tre çështje.
Maqo Lakrori: “Procesi i Integrimit Euroatlantik të Shqipërisë, anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian dhe në NATO, puna edhe rruga e gjatë që kemi për të bërë për realizimin e këtyre dy objektivave. Së dyti, mbështetja që ne duhet t’u japim, ne kam parasysh bashkërisht me të gjithë të ftuarit e tjerë, partitë e tjera të ftuara, duhet t’u japim partive shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Së treti, drejtimi i tretë shumë i rëndësishëm, është ai për emigrantët, kujdesi për emigrantët shqiptarë. Propozimet janë të tilla që bëjnë fjalë për interesa mbipartiake dhe unë shpresoj, besoj e dëshiroj, jo thjesht personalisht, por mendoj që përfaqësoj një mendim për këtë që përgjigjja të jetë pozitive./tvklan.al