Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një nga figurat e Partisë Socialiste, Kastriot Islami është shprehur në një intervistë se PS, vuan nga një krizë morale e brendshme, e cila sipas tij po krijon, një rrudhje të elektoratit të kësaj partie. Zoti Islami vëren se drejtuesit e partisë së tij, kanë një dëshirë të madhe për fitore ashtu siç kanë dhe një hendek po kaq të madh midis dëshirës dhe punës sistematike për të realizuar këtë dëshirë.
Eksperienca dhe arritjet e deritanishme sipas Islamit, do ofrojnë pak shanse për të garantuar fitoren në zgjedhjet lokale. Partia Socialiste ka reaguar menjëherë sot ndaj këtyre deklaratave nëpërmjet sekretarit të marrëdhënieve me publikun Luan Rama.
Luan Rama:- “Më bëri përshtypje, që midis disa rreshtave pashë të njëjtin leksik që ka përdorur dhe zoti Berisha. E dyta zoti Islami është një autoritet, që është rritur në PS, është nga anëtarët e rinj të PS, si stazh partie, është kryetyar i një komisioni shumë të rëndësishëm në KPD, që ka të bëjë pikërisht me politikat elektorale dhe meqenëse zoti Islami deri më sot nuk ka bërë asgjë, po përpiqemi që të rikuperojmë edhe atë që s’ka bërë zoti Islami”./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari