Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Socialiste e pakënaqur vetëm me dorëheqjen e kryekomisionerit Fotaq Nano. Sekretari socialist për marrëdhëniet me publikun, Luan Rama, ftoi edhe 6 komisonerët e tjerë të ndjekin shembullin e Nanos, duke dhënë dorëheqjen. Sipas Ramës, PS vlerëson kontributin e komisionerëve, për zgjedhjet lokale.

Luan Rama:- “Dorëheqja është një gjest qytetar dhe unë kam thënë shprehimisht, që asnjë njeri me mend dhe asnjë njeri i vetëdijshëm për misionin që duhet të luajë në raport me detyrën që ka dhe angazhimet që ka përballë zhvillimit të demokracisë në vend, nuk do të pranonte të bëjë objekt lakimi në opinionet që shfaqen në publik, nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme që monitorojnë zgjedhjet”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame