Edhe pse në parim ishin të dyja dakord për zhvillimin e një mocioni me debat për raportin e OLAF, Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve e cila ka hetuar për abuzim me fondet IPARD, që ishin vendosur për mbështetjen e fermerëve shqiptarë, shumica e rrëzoi në Konferencë Kryetarësh kërkesën e opozitës.
Socialistët argumentuan se mocioni mund të shtyhej për në Shtator kur të jenë njohur zyrtarisht me gjetjen e hetimit.
Por për demokratët kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit.
“Në një akt të pa precedentë kolegët e mazhorancës nuk janë dakord të analizojnë raportin që 120 milionë Euro të zhbllokohen në një kohë sa më të shpejtë”.
Sipas OLAF, 33 milionë Euro nga fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë shqiptare janë keqpërdorur.
Kjo zyrë ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës 112 milionë Euro për sa kohë nuk ka janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE.
Tv Klan