Shumica nuk e ka në axhendën e saj shqyrtimin e amendamentit qe opozita propozoi të hënën lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit te përkohshëm.
“Maxhoranca nuk ka ndërmend te shqyrtojë propozimet që vijnë për ndryshime kushtetuese që janë me 140 vota”.
Të mërkurën Komisioni i Ligjeve do të mblidhet për të ngritur nenkomisionin ad-hoc që do të shqyrtojë dhe miratojë kandidaturat që vijnë nga shoqëria civile për KLP dhe KLGJ ndaj kryetari i këtij komisioni Ulsi Manja i bën thirrje opozitës të mos bëhet pengesë, por të jetë pjesë e këtij procesi.
https://www.youtube.com//embed/A1E1iyr_5zY
“Jemi në një fazë kritike, nëse gjithë shqetësimi ka qenë ngritja e KLP dhe KLGJ më në fund nesër do të kemi hapjen e proceduarave. E ftoj opozitën të ulet në këtë komision”.
Manja i përgjigjet dhe shqetësimit te opozitës lidhur me zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese për 2 ligje që janë pjese e reformës në drejtësi, duke mohuar të këtë zvarritje. Sipas tij, shfuqizimet e këtyre neneve nuk e pengojnë aspak ngritjen e KLGJ dhe KLP.
Tv Klan