Partia Socialiste ka ashpërsuar më tej qëndrimin e saj në lidhje me pajisjen e qytetarëve pa pasaportë me karta ID. Sekretari për çështjet zgjedhore Kastriot Islami deklaroi edhe njëherë se procesi është pranë dështimit dhe për këtë i kujtoi ministrisë së Brendshme, se 31 maji është dhe afati i fundit që ky dikaster duhet t’i kthejë përgjigje, lidhur me kërkesat e selisë rozë të bëra ditë më parë.
Kastriot Islami: “PS dume mos dashur të vendosë asnjë kusht, por duke qenë tejet e shqetësuar për situatën e rëndë me letërnjoftimet, ripërsërit duke bërë me dije publikun dhe partnerët ndërkombëtar, se data 31 maj, pra nesër është afati i fundit kur pritet një përgjigje nga ministri i brendshëm për kërkesat e saj krejtësisht të natyrshme.
1Listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje të votuesve me pasaportë, kjo e dhënë duhet të jetë e përditësuar me të dhënat deri në datën 28 maj 2009.
2. Listën elektronike të 1 milion e 359 aplikantëve për letërnjoftimin.
3. Listën elektronike të të gjithë aplikantëve që kanë marrë në dorë, pra që zotërojnë letërnjoftimin të përditësuar më të dhënat e datës 28 maj 2009.”
Sipas Islamit PS mbetet e angazhuar që të mos lejojë transformim të rezultatit zgjedhor. Përmes asaj që ajo e cilëson lojë me letërnjoftimet elektronike.
Kastriot Islami: “PS deklaron se nuk pranon të shndërrohet në bashkëfajtore në administrimin e një procesi të dështuar, e që për më tepër synon të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve. Në këtë rast përgjegjësia dhe fajësia do të jenë tërësisht të qeverisë dhe të kryeministrit Berisha dhe e gjithë ecuria e mëtejshme e administrimit të procesit zgjedhor dhe pasojat përkatëse do të mbeten dhe do të rëndojnë vetëm mbi qeverinë dhe kryeministrin Berisha.”
Duke u ndalur tek negociatat e ditëve të fundit të bëra mes kryeministrit Berisha dhe kompanisë koncensionare, lidhur me shtrirjen e rrjetit të stacioneve për aplikim në mbarë vendin dhe prioritetit që do të kenë pas datës 30 maj e deri më 1 korrik vetëm shtetasit pa pasaportë, Islami e cilësoi një hap të vonuar në mbarëvajtjen e këtij procesi./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro