Blendi Klosi: Partia Socialiste e Shqipërisë, është më se e vendosur në këtë marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin për aq kohë sa mazhoranca nuk na siguron këtë të drejtë legjitime. Sot kërkesa jonë për zbardhjen e të vërtetës mbahet e mbyllur në kutitë e votimit dhe kjo është tashmë më se e qartë për të gjithë shqiptarët. Hetimi që ne kërkojmë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit është vendosmëria jonë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhjet me standarde për një vend të denjë për në NATO, një vend inspirues për BE-në. Zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë të jenë të lira dhe të ndershme, kur ligji të mbizotërojë mbi pushtetin dhe askush asnjëherë, askund të mos guxojë të preki të drejtën e qytetarëve shqiptar për të votuar në mënyrë të lirë.”/tvklan.al