Në Korçë socialdemokratët i kanë premtuar kryetarit Gjinushi dyfishimin e rezultateve të arritura në zgjedhjet lokale duke synuar mbi 10 mijë vota. Aleatët nuk duhet të kenë xhelozi ndaj rezultateve tona, theksoi Gjinushi. Sipas tij koalicioni do të fitojë 60% të votave. PSD do të kërkojë votat e elektoratit të majtë dhe të qendrës.
“Ne këtu të qendrës së majtë kemi të drejtën legjitime ose aksesin për të kërkuar votën edhe qendrës së djathtë edhe qendrës në tërësi të të gjithë të majtës shqiptare si elektorat. Me një punë të tillë pa diskutim që do të arrij jo vetëm të afirmoj rezultatin e tetorit 2000, por të arrij në një nivel me mbi 150 mijë vota në zgjedhjet e qershorit 2001.”/tvklan.al