Pavarësisht se jemi në izolim si pasojë e pandemisë, të kujdesesh për pamjen tënde është shumë e rëndësishme. Sipas një studimi të investosh kohë për t’u kujdesur për veten, i bën mirë shëndetit mendor.

Edhe pse mund të jetosh vetëm dhe nuk do takosh asnjë person për një kohë të gjatë, është akoma e rëndësishme të kujdesesh për veten siç bëje normalisht.

Anëtarja e Drejtorisë së Këshillimit, Beverley Hills u shpreh për britaniken “Metro“, se, “Mënyra se si ne e shikojmë veten ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin tonë mendor dhe në mënyrën se si ndihemi, prandaj është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje pamjes sonë.

Në situatën e izolimit, rëndësia e përpjekjes për të mbajtur mendjen tuaj sa më të shëndetshme të jetë e mundur, nuk mund të nënvlerësohet”.

Beverley rekomandon t’i kushtoni kujdes pamjes suaj, njësoj sikur të ishte një ditë e zakonshme.

Duke folur nga përvoja e saj me punën në distancë, ajo shtoi: Si këshilltare gjatë këtyre kohërave të pasigurta, unë jam duke punuar vetëm në internet, kështu që lehtësisht mund të largohem nga kujdesi për veten, por nuk e bëj. Kujdesi për veten të rrit vetëbesimin./tvklan.al