Nënë për herë të katërt, Ariana Fejzullahu rrëfen vështirësitë dhe sakrificat
Ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan të ftuar ishin këngëtari i njohur nga Kosova Sabri Fejzullahu dhe nusja e djalit të tij, Ermalit, Ariana Fejzullahu.
Pak javë më parë Ariana dhe Ermali janë bërë prindër për herë të katërt, duke sjellë në jetë vajzën e tyre Ana.
Ariana ka rrëfyer se dëshira e saj dhe e Ermalit është që të kenë një familje të madhe dhe në planet e tyre është një familje me gjashtë fëmijë.
“Edhe unë edhe Ermali kemi qejf të kemi një familje të madhe dhe kismet… ne kemi vendosur që të bëjmë gjashtë fëmijë. Pse mos të shtojmë kombin dhe të bëjmë fëmijë të bukur”, u shpreh ajo.
Ndërkohë Sabri Fejzullahu tregoi dobësinë dhe pikën e tij të dobët për Artin, djalin e Ermalit, ndërsa u shpreh se e quan “gjeneral i gjyshit”.
“Jam i lidhur shumë me Artin, ai është gjenerali im, shumë pikë të dobët… këto janë dashuri të miat, të gjithë, nipër dhe mbesat, 11 që kam, por Artin e kam pikë të dobët dhe unë e quaj gjeneral. Kur më ka pyetur disa vite më parë kur i thash se ‘je gjeneral i gjyshit’, më tha ‘gjysh, pse?”, i thash sepse ke qëndrimin e gjeneralit, nuk flet shumë, ke shumë kulturë, nuk buzëqesh shumë dhe duhet ta mbarosh akademinë ushtarake dhe të na bëhesh gjeneral. Do të kisha dëshirë, sepse nuk duhet të gjithë të rendim nga arti, kultura, politikë… duhet të ketë dhe kombi shqiptar gjeneralë të mirë, nga fis i mirë dhe ta çojnë vendin përpara”, tha këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu.
E pyetur për vështirësinë e të rriturit katër fëmijë Ariana Fejzullahu tha se është një sakrificë. Ajo tregoi se Era, 6 vjeçe, është paksa xheloze për motrën e saj të vogël.
“Normal që është e vështirë, sepse janë të gjithë në shkollë. Normal që kam shumë sakrifica. Tani Ana e vogël do shumë vëmendjen. Era e vogël është pak xheloze sepse ka qenë e llastuara e shtëpisë dhe do më shumë vëmendje”, rrëfeu Ariana.
“Shtatzënia më Anën ishte pak e vështirë pas një pauze 6 vitesh, por falë familjes ia dola. Falënderoj Zotin sa herë që zgjohem dhe shoh fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë, uroj që të gjithë fëmijët në botë të kenë shëndet”, u shpreh bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu. /tvklan.al