Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllanim ka tërhequr interesin e francezëve të PSG-së. Sipas raportimeve nga “Fichajes”, drejtuesit e parisienëve, po mendojnë për nënshkrimin me 21-vjeçarin, në merkaton e verës së ardhshme.

Aftësia për të rikuperuar topa dhe për të shpërndarë lojën, pëlqehet shumë nga francezët tek Asllani, të cilin duan ta bëjnë pjesë të tyre. PSG-ja, po kërkon të përforcojë skuadrën me talente të rinj dhe me potencial për të ardhmen.

Interi është i vetëdijshëm për potencialin e Asllanit dhe vlerën e tij në rritje në merkato. Megjithatë, mundësia për të siguruar një tarifë të mirë transferimi mund të jetë joshëse, veçanërisht nëse PSG është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro, të vlerësuara si klauzola e lirimit të lojtarit. Pavarësisht se Interi heziton të humbasë një nga talentet e tyre në zhvillim, realiteti financiar i klubit mund t’i bëjë ata të konsiderojnë seriozisht ofertën nga PSG, të cilët janë në kërkim të një mesfushori me profilin e Asllanit. /tvklan.al