I pafajshëm në Suedi, ndërsa në Francë nuk i detyrohen asnjë qindarkë. Ky është verdikti në lidhje me Kylian Mbappe. Sulmuesi përfundoi betejën ligjore me Pari Së Zhërme, me Komisionin Disiplinor të Futbollit Francez që pasi shqyrtoi ankesën vendosi që klubi nuk duhet të paguaj 55 milionë Euro të pretenduara të prapambetura nga ana e Mbappe.
Në muajt e fundit, klubi i drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi është dënuar dy here, fillimisht më 11 Shtator nga Ligës Franceze dhe më pas më 25 Tetor nga komisioni i përbashkët i Apelit, për të paguar 55 milionë Eurot që i detyrohen Mbappes. Klubi, pavarësisht këtyre deklaratave, nuk kishte bërë pagesën dhe për këtë lojtari iu drejtua komisionit të pavarur të Ligës Franceze. Pikërisht pas këtyre dy prononcimeve, PSG-ja paditi Ligës Franceze.
Historia daton në Gusht të vitit 2023, kur Mbappé nënshkroi rinovimin e fundit të kontratës së tij me PSG. Mes dokumenteve të firmosura ishte edhe një marrëveshje, e kontestuar më vonë nga lojtari, e cila detyronte sulmuesin të hiqte dorë nga 55 milionë Euro bonuse të ndryshme nëse do të largohej nga klubi me transferim të lirë në fund të sezonit, gjë që më pas ndodhi.
Këto 55 milionë Euro të kërkuara nga Mbappe përfshijnë këstin e fundit të bonusit të nënshkrimit , të barabartë me 36 milionë bruto, dhe tre muajt e fundit të pages, nga Prilli deri në Qershor, si dhe një bonus të përcaktuar etik të vlefshëm për të njëjtën periudhë.
Një histori që në realitet nuk ka mbaruar, duke qenë se kalon nga fusha juridike sportive në atë civile, ku tashmë është thirrur Gjykata e Punës franceze për të zgjidhur çështjen. Por, siç e pranoi vetë klubi francez, shpresa se mund të gjendet një zgjidhje miqësore vazhdon.
Klan News