Rrjetet sociale shpesh herë janë pikënisje e konflikteve të të rinjve dhe nxënësve dhe më pas kalojnë në konflikt fizik. TikTok, Snapchat dhe Instagram janë platformat që të rinjtë përdorin më shumë. Sipas psikologes Entela Binjaku vendosja e kufizime për të miturit në këto platforma është e nevojshme.

Sipas saj, modelet e gabuara që vijnë nëpërmjet këtyre platformave virtuale, kanë shumë ndikim te fëmijët. Madje sipas psikologes, duhet të ketë një ashpërsim të masave ndaj të miturve në konflikt me ligjin.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në javët e para të vitit të ardhshëm Shqipëria do të mbyll tërësisht platformën TikTok për 1 vit.

Klan News