Ditën e sotme në emisionin “Rudina” është folur mbi tradhëtinë që ndodh rëndom në çdo shoqëri.
Përveç të ftuarve në studio, Dasara Karaiskai, Valer Kolnikaj dhe Monika Lubonja, në një lidhje direkte ka qenë edhe psikoseksologia Besarta Taçi e cila ka treguar se çfarë ndodh me një person kur e kupton që është tradhëtuar nga partneri.
“Personi që pëson një tradhëti, pëson një traumë, një zi të vërtetë. Pra ajo humbja e besimit, humbja e asaj figurës së partnerit apo partneres me të cilin ke një pakt jo shpesh eksplicit pra të heshtur, do të thotë një ekskluzivitet në marrëdhënie. Çifti është i përbërë nga dy individë, në momentin që ndodh një tradhëti, individi pëson traumë. Flitet për një simptomë e stresit postramautik nga tradhëtia. Personi që pëson këtë situatë i duhet kohë, është një proces siç është zija kur ne humbim dikë dhe kalojnë në fazat e depresionit, fazat e inatit, të shpërthimit, probleme me gjumin, probleme me ushqimin dhe kjo është një proces. Jo të gjithë personat arrijnë të elaborojnë këtë proces, jo të gjithë personat falin, kjo është një çështje shumë individuale”, është shprehur psikoseksologia.
Psikoseksologia Besarta Taçi ka komentuar edhe “rastin Noja”, sherrin mes dy vajzave në Shkodër, ku në thelb ishte tema e tradhëtisë së shoqes me të dashurin e vajzës tjetër.
“Përsa i përket situatës sigurisht që është e ndërthurrur me pjesën e dhunës dhe mbi të gjitha nuk është folur asnjëherë për figurën mashkullore. Kemi parë një video dhunë, ku janë përfolur dy figurat femërore, por ndërkohë që pakti ka qenë ndërmjet personit që dhunon dhe mashkullit dhe për mashkullin nuk është folur. Kjo është një çështje e kontekstit dhe kulturës tonë fakti që shpesh herë janë gratë ato që gjykohen përsa i përket një sjellje që është një person i tretë që vendoset në çift, pra një sjellje jashtë martesore”, tha Besarta. /tvklan.al