PSV është edhe matematikisht kampion i Holandës. Fitorja 4-2 ndaj Spartës së Roterdamit i jep fund pritjes 6-vjeçare, për të thyer mallkimin në rrugën drejt trofeut.
Vetëm një pikë i mjaftonte skuadrës nga Roterdami për të fituar titullin e 25-të në histori. Një sezon i dominuar totalisht nga ekipi i PSV, që humbi vetëm një herë në 32 ndeshje.
Në krahun e tyre flasin edhe shifrat, pasi janë shënuar 107 gola për të kompletuar 28 fitore dhe 3 barazime me një kontribut të dhënë nga Luk de Jong me 27 gola të shënuar për të qenë kandidat për çmimin e golashënuesit më të mirë të kampionatit.
Sezon i nisur totalisht në diktatin e PSV-së, pasi në 17 ndeshjet e para njihte vetëm fitore, për t’u ndalur më pas nga Utrekt.
Ky është edhe titulli i parë në karrierë për trajnerin Peter Bos, i cili më parë dështoi për të fituar titullin e Europa League në vitin 2017.
Klan News