Këto janë pamjet e vendosjes së sasisë tritolit në derën kryesore të banesës së gjyqtarit, Tonin Stërkaj mëngjesin e së dielës në Shkodër. Siç mund ta shihni nga pamjet, autori ka qenë i vetëm kur ka vendosur tritolin rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Me doreza të bardha në duar, kapuç dhe maskë në fytyrë ai mbërrin në vendin e ngjarjes 5 minuta para shpërthimit të lëndës plasëse. Vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me vrap andej nga erdhi. Nga shpërthimi fatmirësisht pati vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, ndonëse familja e gjyqtarit Stërkaj ishte e gjitha në banesë.
Lidhur me këtë ngjarje, këtë të hënë u mblodh dhe Këshilli Lartë Gjyqësor, i cili vendosi marrjen në mbrojtje të gjyqtarit të Shkodrës dhe familjes së tij për një afat 6 mujor.
Pjesë e mbledhjes së zhvilluar ishte dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili në një prononcim për mediat kërkoi nga policia zbardhjen e menjëhershme të këtij sulmi.
Për zbardhjen e ngjarjes Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje dhe vetë gjyqtarin Tonin Stërkaj, i cili në deklarimet e tij ra ka dëshmuar se nuk ka pasur ndonjë kërcënim dhe se në duar nuk ka çështje sensitive. Gjithashtu gjyqtari ka mohuar të ketë konflikte të tjera, ndaj hetimet janë përqendruar tek detyra e tij.
Tv Klan