Gjyqtari Tonin Stërkaj dhe familja e tij do të jetë në mbrojtjen e policisë për 6 muaj. Kjo u vendos në mbledhjen e të hënës së komisionit të posaçëm të mbrojtjes së gjyqtarëve në KLGJ.
Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në një prononcim për mediat tha se dënoi aktin kundër magjistratit, ndërsa siguroi zbardhjen e plotë të personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Balla tha se kjo ngjarje është provë për policinë e Shkodrës.
Sipas ministrit të Brendshëm, reforma në drejtësi ka dhënë rezultate pozitive, pasi gjyqtarë dhe prokurorë me detyrën e tyre kanë prishur qetësinë e personave të cilët janë objekt i hetimeve apo i vendimeve të dhëna.
Klan News