Lajme Arkiva 2003

Publikohet vlera me të cilën do të shitet kompania shtetërore e sigurimeve INSIG . 3.2 miliardë Lekë është vlera totale e aksioneve të INSIG-ut. Kjo vlerë u miratua në mbledhjen e qeverisë. Mbi bazën e këtij çmimi ministria e financave ka negociausr për të akorduar 40 % të aksioneve ndaj dy aksionerëve ndërkombëtar IFC dhe BERSH.

Brenda shtatorit çmimi i aksioneve të INSIG-ut do të marrë edhe miratimin e parlamentit. INSIG brenda një viti duhet të gjejë investitorin strategjik. Privatizimi i plotë gjithsesi mu dt shtyhet sipas ligjit ë privatizimit maksimalisht deri në korrik të vitit 2005. Drejtori i INSIG-ut Eduard Shalsi shprehet optimist për privatizimin e INSIG-ut në kohë.

Eduard Shalsi: Shpresojmë që procesi i përzgjedhjes së partnerit strategjik apo teknik, do të doja të ishte edhe më i shpejtë sepse gjykoj se privatizimi i INSIG-ut duhet bërë sa më shpejtë që është e mundur pa cenuar transparencën dhe pa cenuar ato kritere të vendosura për tu aplikuar në tenderin e hapur.

Specialistët e tregut të sigurimeve janë skeptik për privatizimin e INSIG-ut në kohë. Sipas tyre tregu ndërkombëtar do të  ndikojë negativisht./tvklan.al