Bianca Censori përveçse tërhoqi shumë vëmendje, njëkohësisht ngjalli dhe shumë zemërim në mbarë globin teksa doli krejtësisht e zhveshur në tapetin e kuq në Grammy 2025.
Krah partnerit të saj Kanye West, Censori pozoi para aparatit fotografik krejtësisht e zhveshur. Fustani i tejdukshëm tregonte qartë pjesët e saj intime.
Modelja u pa çuditshëm nga të pranishmit në ceremoninë madhështore, por disa të tjerë ishin më të pafatë, ose dhe më fatlumë. Varet nga këndvështrimi! Por, një gjë është e sigurt që një roje filloi të urrente punën e tij në ato momente. Për të tjerë mund të ishte qesharake, por për këtë burrë ishte e sikletshme.
Pas “pasarelës” nudo Bianca Censori duhet të rikthehej tek palltoja e saj prej pellushi në ngjyrë të zezë që e mbulonte tërësisht. Për ta veshur e ndihmoi një prej rojeve. Teksa reagimi i tij nuk kishte se si t’u shpëtonte kamerave që filmuan e fotografuan çdo pjesë të ceremonisë. Ai nuk dinte se ku të zhvendoste shikimin, ose më saktë se çfarë të shikonte më parë.
Grammy Awards shënoi një rikthim surprizë për Kanye West, ndërsa për Bianca Censori debutimin e saj të parë. Event të cilin ajo e shfrytëzoi në maksimum për të dominuar rrjetin. Videot e saj nudo janë bërë virale në çdo rrjet social, kurse mediat e huaja flasin vetëm për skandalin./tvklan.al