Kanye West dhe Bianca Censori nuk u dëbuan nga ceremonia e Grammy Awards.

Për shkak të (zh)veshjes së Bianca e cila erdhi vetëm me një fustan transparent që i tregonte qartazi pjesët intime, qarkulluan thashetheme se çifti ishte përzënë nga ceremonia.

Por People konfirmon se kjo nuk është e vërtetë. West ishte i nominuar për këngën “Carnival”, parakaloi në tapetin e kuq me gruan e tij dhe më pas hipën në makinë e u larguan. Gjatë parakalimit, reperi ishte i rrethuar nga disa  truproja, por që nuk kishin asnjë lidhje me ceremoninë.

Edhe TMZ ka konfirmuar se Kanye nuk u mor me forcë. Policia dhe truprojat e ceremonisë nuk janë  përfshirë.

Tabloidi ka kontaktuar edhe policinë për të mësuar më shumë mbi ngjarjet dhe burimet kanë thënë se askush nuk është ankuar për paraqitjen e Censori.

Kanye postoi dhe fshiu foto nga mbrëmja që  i kishte postuar në rrjetet sociale, ku në njërën prej tyre kishte shkruar “histori dashurie”./tvklan.al