Ndonëse një ditë më parë Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, deklaroi se ndërhyrja e bashkisë në rregullimin e sheshit “Skënderbej” është jo ligjore, bashkia ka vijuar me punimet.
Por për banorët e kryeqytetit kjo jo vetëm që është ndërhyrje e vonuar por dhe e qëllimshme. Sipas tyre në këtë mënyrë Rama po kërkon të pengojë festimet e paralajmëruara nga Partia Demokratike për 1 Majin.
Qytetari 1: “Po ndërhyjnë. Prapë po ndërhyjnë. Ata s’po lenë shesh gjëkundi s’po lenë. Po e bllokojnë tërë sheshin.”
Qytetari 2: “Po disi e vonuar më duket se nuk e di ka pasur një fond kuvajtjan për të rregulluar këtë mesin e bashkisë që u la mbas dore nga bashkia. Po Rama këtë punë bën gjithmonë, e ka ritualin e tij, mënyrën e tij për të future shkopinjtë në rrota.”
Qytetarja 3: “Dihet kush është. E dimë shumë mirë kush është ai.”
Qytetari 4: “Po e vonuar është. Duhet të ishte bërë më përpara kjo.”
Qytetarja 5: “Besoj se po. Po s’ka zot që e bllokon Partinë Demokratike edhe popullin që e ndjek.”
Qytetari 6: “Është shumë e vonuar domethënë para 1 viti, para 2 -3 vjetëve do ishte bërë se s’bën se njerëzit po lagen nga gropat me ujë.”
Reagimi i bashkisë së Tiranës për rregullimin e sheshit Skënderbej erdhi pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë për të ndërhyrë në asfaltimin e tij./tvklan.al