Qeveria synon që Unaza e Madhe të jetë gati për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti, ku puna po ecën me ritme të shpejta. Kështu deklaroi zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila inspektoi punimet, në lotin e parë të projektit kompleks dhe jetik për metropolin shqiptar.

Ndonëse në disa lote të tjera puna ka ecur më shpejt, në lotin e parë, që lidh sheshin Shqiponja me Lumin e Tiranës ose me nyjet kryesore urbane të qytetit, puna ka qenë më komplekse.

Kjo vepër infrastukturore ka një gjatësi totale prej afro 29 kilometrash është e ndarë në 7 lote dhe me përfundim e saj do të sjellë një lehtësim të qarkullimit të rënduar të Tiranës.

Tv Klan