Një puthje franceze e cila po çmend rrjetin.Ky afrimitet mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe ministers së sportit Amélie Oudéa-Castéra gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, por edhe ato të mediave të huaja.
Puthja shkaktoi reagim edhe në Francë, ku puthja është shpesh një formë e zakonshme përshëndetjeje.
Puthja dhe përqafimi janë konsideruar nga njerëzit tepër pasionante sikur dyshja të ishin të dashur. Shumë ndjekës e kanë konsideruar të turpshme dhe të papërshtatshme këtë puthje në rrjetet sociale.
Macron e emëroi Oudéa-Castéra-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pasi u zbulua se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla të shtrenjta private dhe bëri komente përçmuese për shkollat publike ku ajo jetonte.
Klan News