Vendimi për t’i dhënë Bashar al-Assad dhe familjes së tij azil në Rusi është marrë personalisht nga Vladimir Putin. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha se Kremlini nuk ishte i detyruar që të bënte një deklaratë zyrtare rreth azilit të Assad në Rusi dhe nuk zbuloi se ku gjendet aktualisht diktatori i Sirisë.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare flasin për një pritje të ftohtë në Moskë, pasi Peskov tha se nuk është planifikuar asnjë takim me Assad.
Retorika e autoriteteve ruse dhe medias shtetërore për situatën në Siri ndryshoi shpejt ditët e fundit. Fillimisht ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i quajti rebelët “terroristë”, por të dielën Ministria e Jashtme lëshoi një deklaratë që i quajti ata “opozita”.
Televizioni shtetëror tha po ashtu se Rusia i përmbushi detyrimet e saj ndaj Assad, por tashmë duhet të fokusohet në sigurinë e vet./tvklan.al