Pas më shumë se dy dekadash në detyrë, presidenti Vladimir Putin ka vendosur të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Sergej Shoiugu. Aleati më i vjetër i Putinit, i cili ishte që nga viti 2012 ministër i Mbrojtjes, shkarkohet pas afro dy vite luftë të Rusisë në Ukrainë.
Arsyeja zyrtare për Kremlinin është se Putin mendon se kjo ministri duhet të udhëhiqet nga një jo ushtarak për të qenë e hapur ndaj ideve të inovacionit dhe ideve te avancuara. Në vend të tij do të emërohet një civil, Andrei Belousov. 65-vjeçari më parë ka mbajtur postin e ish-zëvendëskryeministrit dhe është i specializuar në ekonomi.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se Shoigu do të mbajë postin e sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Ai do të ketë gjithashtu përgjegjësi për kompleksin ushtarako-industrial. Ky ndryshim vjen në një kohë kur Rusia ka hapur një ofensivë të madhe për marrjen e Harkivit, i cilësuar si kryeqyteti i dytë i Ukrainës.
Tv Klan