FIFA është duke përjetuar një moment dështimi me Botërorin e Klubeve 2025 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Ka një interesim shumë të ulët të tifozëve dhe për rrjedhojë edhe pak bileta të shitura. Çmimet janë ulur në mënyrë drastike krahasuar me javët e para kur dolën në shitje.

Kostoja e biletave më të lira për raundin e 16-të dhe ndeshjet që pasojnë ka rënë në 385 dollarë.

Biletat më të lira në dispozicion për gjysmëfinalen ishin me çmim 526 dollarë, ndërsa tani ato kushtojnë 140 Dollarë.

E njëjta politikë edhe për finalen: nga 892 dollarë, çmim minimal tani shkon në 300. FIFA këmbëngul se masa nuk është se ka patur interesim të ulët, por për krijimin e një kategorie të re që ka për qëllim shpërblimin e besnikërisë së tifozëve që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë uljen e çmimeve shitjet po ecin ngadalë dhe duket se në stadium do të ketë shumë tribuna bosh.

Tv Klan