Qazim Laçi ishte protagonist në dy golat Sparta Pragë në kampionatin çek, në fitoren 2-1 ndaj Jablonec në shtëpi.

Mesfushori i Shqipërisë, asistoi në të dy golat e ekipit të tij, duke i ndihmuar për të marrë fitoren me përmbysje.

Fillimisht Laçi asistoi te goli Albion Rrahmanit në minutën e 51-të, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Laçi u shfaq protagonist edhe te goli i përmbysjes, ku dha pasimin e fundit për Olatunji-n. Shqiptari konfirmon momentin e mirë që po kalon, duke qenë vendimtar për ekipin e tij.

Laçi shkon në kuotën e pesë asisteve këtë sezon, ndërsa numëron edhe dy gola të shënuar.

Kjo fitore e ngjiti Spartën e Pragës në vendin e tretë me 37 pikë të grumbulluara në 19 javë kampionat. /tvklan.al