Një konflikt ka çuar në pranga një 21 vjeçar me inicialet E.T, ndërsa vëllai i tij F.T, 19 vjeç është proceduar penalisht nga policia e Lushnjës.
Dy vëllezërit janë konfliktuar me shtetasin L.Z, 54 vjeç, ku gjatë këtij konflikti 21 vjeçari për motive të dobëta ka qëlluar shtetasin L.Z me një dorezë metalike (përforcues grushti) e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi L.Z ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhim, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”./tvklan.al