Çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të rritet për familjarët, por mund të ulet diferencimi i çmimit nga 300 kilovat/orë në 220 kilovat/orë. Ky është qendrimi i akademikëve, të cilën e përkrah edhe Avokati i Popullit, Emir Dobjani.
Emir Dobjani: “Ai është i një mendimi me propozime për rritjen në masën 10% për konsumatorët jofmailjarë, kurse për ata familajrë të ulet vetëm tavani nga 300 kilovat/orë në muaj në 220 kilovat/orë në muaj duke ruajtur çmimin që është sot.“
Akademikët mendojnë së KESH-i mund të përballojë me fitimet deri në 2,2 miliardë lek këtë skemë të rritjes së çmimeve. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve pretendon se Enti Rregullator i Energjisë duhej të ishte rizgjedhur në bazë të ligjit.
Kreshnik Spahiu: “Hyrja në fuqi e ligjit të ri kërkon medoemos krijimin e strukturë së re në formën dhe rregullat e përcaktuara në ligj. Në këto kushte ERRE-ja dhe bordi i saj duhej të kishin pushuar së vepruari e për më tepër nuk duhe t të përfshihen në proces vendimmarrje për miratimin e tarifave.”
Enti Rregullator i Energjisë pritet që brenda disa ditësh të japë vendimin e tij në lidhje me propozimin e KESH-it për rritjen e tarifave, për rritjen e energjisë elektrike për vitin e ardhshëm. Më pas ky vendim do të kalojë në qeveri për miratim./tvklan.al