Gazetarja: Zoti Apostoli Partia Social Demokrate çfarë qëndrimi do të mbaje ndaj kandidaturave që ka propozuar kryeministri Fatos Nano për vendin vakant të ministrave?
Gaqo Apostoli: “Qëndrimi i Partisë Social Demokrate është kostant, duke ju referuar dhe qëndrimeve të fundit, kur u miratua për herë të parë qeveria Nano apo edhe në rastin e ministrit Bello dhe Meksi. Domethënë vota normalisht duhet të jetë e bardhë, për arsye se kërkush nuk të ka ftuar të negociosh, pra ne gjithmon kemi qënë për të hartuar një marrëveshje, por mesa duket Partia Socialiste, lidershipi i saj merret me veten dhe megjithëse ka dhe kontestime brënda vetes, po tregohet nje politike teper miope, kështu që mesa shikoj unë vendi po shkon drejtë një krize qeveritare. Kur nuk ka më maxhoranca të pakontrolluara, pushtet të pakontrolluar, por tashmë po kalojmë në fazën e maxhorancave të kontrolluara, ku mbaron edhe pushteti i njëshit, por edhe pushteti i një partie të vetme. Në këtë stad duhet të futen politikanët shqiptarë”./tvklan.al