Shqipëria merr lajme të mira kësaj here nga rastet e dopingut. Erkand Qerimaj mund t’i gëzohet medaljes së bronzit në botëror. Rumuni Dumitru Kaptari rezultoi pozitiv në kontrollin pas garës së botërorit dhe është pezulluar përkohësisht, deri në sqarimin e situatës.
Kjo shkruhet në faqen zyrtare në internet të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes për rastet e dopingut në aktivitetin e fundit.
Nëse peshëngritësi rumun dënohet medalja në stilin e shkëputjes do t’i kalojë automatikisht Erkand Qerimajt, i cili e mbylli garën për peshën deri 77 kilogramë në vendin e katërt.
Tv Klan