Vendimi i qeverisë për rritjen dhe indeksimin e pensioneve dhe ndihmës ekonomike do të pasohet nga ai për rritjen e pagave të buxhetorëve në të gjitha nivelet. Ky vendim i paralajmëruar disa herë nga kryeministri Berisha është bërë publik në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat që u mblodh vetëm pak minuta përpara se Berisha të nisej për një vizitë dyditore në Bruksel.
Sali Berisha: “Ne kemi ndjekur tërësisht linjat e premtimeve tona në politikën e pagave. Pagat e ulëta në përputhje me premtimin pësoi rritjen më të madhe. Të lartat si qeveri e zotuar për të kushtuar diferencës brezhevjane në pagat që trashëguam nga paraardhësit tanë, i rrisim vetëm 4%.”
Këto janë kategoritë e buxhetorëve që përfitojnë nga 1 korriku nga vendimi i qeverisë. Po në mbledhjen e ligjvënësve të mazhorancës, kryeministri Berisha ka bërë të ditur edhe një tjetër zhvillim madhor siç e quajti ai. Apo një tjetër premtim të mbajtur të demokratëve që do të ndikojë në uljen e ndejshme të korrupsionit.
Vendimin për heqjen e së paku 103 lejeve dhe licencave për bizneset, duke e ulur numrin e tyre në 62 nga muaji korrik i këtij viti. Lejet dhe licencat e mbetura sipas kryeministrit do jepen nga One Stop Shop-et të ngritura enkas për këto shërbime.
Gazetare: Elja Zotka