Projektligji i prokurorisë që ngjalli debate te forta, ku u përfshinë përveç grupeve të interesit dhe  politikës shqiptare dhe faktori ndërkombëtar, ka marr ok nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar, duke i hapur udhë në këtë mënyrë diskutimit dhe miratimit nga parlamenti.

Sali Berisha: “Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë së republikës së Shqipërisë, i ndryshuar është fryt i një bashkëpunimi të gjatë midis institucioneve dhe një ekspertize do ta quaja unë të shkëlqyer të … dhe Opatit.”

Kryeministri i ka bërë thirrje opozitës të bashkojnë votat për të miratuar këtë ligj si pjesë integrale e reformës në drejtësi, duke parë vetëm interesin publik dhe jo atë politik, reformë për të cilën socialistët kohë më parë shprehën angazhimin e tyre për ta realizuar në bashkëpunim me maxhorancën, duke paraqitur dhe një draft në parlament, por nisur nga deklaratat e kryesocialistit Rama bere në javët e fundit duket se ka një tërheqje të selisë rozë nga pozicioni i saj.

Sali Berisha: “I bëj thirrje opozitës këtë draft ta shqyrtojë, të paraqesë mendimet, sugjerimet dhe ta miratojmë bashkërisht, pavarësisht nga përpjekjet për politizimin e këtij institucioni opozita aq sa qeveria është dhe duhet të jetë e interesuar për një institucion të pavarur akuze në variantin për të cilin ka një dakordësi të plotë që krijon të gjitha safe gardet e pavarësisë së tij nga ekzekutivi si kundër të gjitha safe-gardet e varësisë së tij nga ligji. Shpresoj që opozita të mos niset nga … por të shohë domosdoshmërinë e pavarësisë dhe funksionimit të tij.”

Në mbledhjen e radhës së këshillit të ministrave u miratua një tjetër ligji i rëndësishëm edhe ky kusht për integrimin evropian të vendit, ligji i gjendjes civile. Draft i hartuar si domosdoshmëri pas krijimit të regjistrit themeltar elektronik të gjendjes civile dhe mjeteve të reja të identifikimit pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit./tvklan.al