Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e fushës së Korçës, tokat e të cilëve u përmbytën nga reshjet e shumta të muajve të fundit.

Në një komunikim për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi se pas verifikimit të sipërfaqeve të përmbytura, do të bëhet edhe dëmshpërblimi i fermerëve, duke aplikuar të njëjtat kritere që u përdorën edhe për banorët e Shkodrës.

Edmond Spaho: “ Janë … 50 milion lekë nga fondi i emergjencës të Këshillit të Ministrave dhe 50 milion lekë nga buxheti i ministrisë së bujqësisë, janë gjithsej 1 milion dollar të cilët do të përdoren për thellimin e shtratit të lumit Devoll. Në mënyrë që të përshpejtohet largimi i ujërave nga fusha. Qeveria do të bëjë kompensimin financiar të të gjitha dëmeve reale, të shkaktuara nga kjo përmbytje e ardhur nga shkaqe tërësisht natyrore.”

Gjatë dimrit u përmbyten rreth tre mijë hektarë, por sipas verifikimeve të bëra në terren nga specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë, vetëm 25% e kësaj sipërfaqeje ka qenë e mbjellë nga fermerët./tvklan.al

Gazetare: Daniela Zisi