Lajme Arkiva 2003
Vërshimi i menjëhershëm i lumit Vjosë si pasojë e reshjeve të shumta ka bllokuar edhe dy barinjtë nga fshati Iliras të rrethit Tepelenas.
Rreth orës 16:00 barinjtë Sh.L dhe S.L. të gjendur mes ujit shpëtuan 150 bagëtitë e tyre, por mbetën vetë mes dallgëve. Për 12 orë radhazi ata ishin dëshmitarë të vërshimit të lumit.
Vetëm ndërhyrjet e Forcave Speciale të Dragotit mundën të nxirrnin nga lumi dy të moshuarit. Ja se si i përshkruajnë ata orët e ankthit.
Bariu: Po kullosim bagëtinë atje dhe ishte e pamundur. Lumi doli aq shumë sa ne mund të na rrezikohej edhe jeta. Por me ndërhyrjen që bëri, u grumbullua fshati, mori degën e brendshme dhe na erdhi ndërhyrja e shpejtë dhe na dha një ndihmë të madhe pothuajse. Shpëtuam edhe vetë, por shpëtuam edhe bagëtinë.
Bariu: Ruheshim nga përmbytja e Vjosës edhe bagëtitë edhe vetë kemi ndejtur nëpër shkurre se na kapte uji./tvklan.al