Lajme Arkiva 2003

Rrebeshi parë që ra në Gjirokastër shkaktoi përmbytje dhe anomali në jetën e qytetit të gurtë duke risjellë pamjet e një viti më parë në Lezhë.

Çdo rrugë e këtij qyteti u kthye në një përrua e pakalueshme për jetët e vogla, ndërsa të gjitha rrugët që të çonin për në qafën e pazarit ishin të pakalueshme edhe për shkak të pjerrësisë së tyre. Problem paraqiti si gjithmonë pjesa e poshtme e qytetit.

Në lagjen 18 shtatori një pjesë e rrugicave dhe rrugëve dytësore kanë dalë jashtë funksionit të tyre, pasi niveli i ujit i cili arriti në 0.5 metra, rrëmbeu zhavorrin e rrugëve, ndërsa disa njësi tregtare kanë pësuar dëme të vogla nga hyrja e ujit brenda dyqaneve./tvklan.al