Lajme Arkiva – TV Klan 2001

253 milion lekë janë miratuar nga qeveria shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës së Tiranës. Kështu është vendosur të ndërhyet në disa segmente të unazës së Tiranës, ku do të asfaltohen pjesë të tilla si kryqëzimi tek Zogu i Zi, me rrugën “Don Bosko” dhe “Mine Peza”,  si dhe në afërsi të stacionit të trenit. Në këtë kuadër do të shtrohen edhe disa pjesë të tjera të unazës së Tiranës dhe për këtë Këshilli i Ministrave ka dhënë një fond shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve Publike, në masën 20 milion lekë. Kështu brenda pak kohësh, Tirana do të shndërrohet në një kantier ndërtimi, ku priten të shtrohen një pjesë e mirë e rrugëve më të rëndësishme të kryeqytetit./tvklan.al