Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që duan të kalojnë festën e Pashkëve pranë familjeve nuk do t’ju krijohen probleme në kufi, për t’u kthyer sërish në tokën helene. Burime nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme pohojnë se ambasadori ynë në Greqi Bashkim Zeneli, ka pasur një takim me ministrin e brendshëm grek dhe ky i fundit e ka siguruar se shqiptarët që do të kthehen sërish në Greqi deri në datën 20 Prill, nuk do t’ju krijohen pengesa në doganën greke.
Të gjithë emigrantët shqiptarë që posedojnë vërtetimin përkatës të dorëzimit të dokumenteve të nevojshme për rinovimin e lejeve të qëndrimit, si dhe lejen e vjetër të qëndrimit, e cila ka skaduar, mund të vijë në Shqipëri dhe të kthehen në Greqi brenda afatit të caktuar 5-20 Prill.
Kjo siguri që jep Ministria e Brendshme Greke ka bërë që shumë shqiptarë me banim në shtetin fqinj të vendosin t’i kalojnë pushimet e pashkëve pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, llogariten të jenë kthyer këto ditët e fundit, rreth një mijë emigrantë./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka