Qeveria miraton vendimin për bonusin e fundividit për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri të ditur se në total janë mbi 724 mijë pensionistë që përfitojnë bonus nga fondi prej 100 milionë Eurosh.

Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë: 511 173 me pension deri ne 20 mijë Lekë do të marrin bonusin 150 Euro dhe 213 760 që janë me pensione mbi 20 mijë Lekë do të marrin bonusin 100 Euro.

Një kategori e caktuar pensionistësh do ta marrin të plotë bonusin, pavarësisht shumës së pensionit që marrin aktualisht.

Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë: Theksoj se gjithë ato 65 763 pensionist invalid, 44 561 pensione familjare gra e burra të ve e fëmijë jetim pavarësisht se sa pension do të marrin do të kenë bonusin e plotë të 15 mijë Lekë.

Sa i përket bonusit të pranverës, çdo gjë do të varet nga suksesi i performancës së ekonomisë.

Petrit Malaj, Ministër i Financave: Sa i përket vlerës së bonusit të pranverës ai është në vlerësim akoma në varësi edhe të performancës ekonomike.

Bonusi do të nisë të shpërndahet që nga java e dytë e Dhjetorit. Qeveria miratoi gjithashtu edhe një akt normativ që përcakton rimbursimin e të gjithë personave që ushtrojnë aktivitet si profesionistë të lirë për të gjitha pagesat që ata kryen gjatë kohës që ligji që rrëzoi gjykata Kushtetuese ishte në fuqi.

Tv Klan