Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Në mbledhjen e fundit të qeverisë janë miratuar disa ndryshime në kodin penal, të cilat kanë lidhje me parandalimin e trafiqeve, krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit ekonomik. Në thelb paketa e propozuar nga Ministria e Drejtësisë ka të bëjë me sekuestrimin e pronave të trafikantëve.
Qeveria ka aprovuar ndryshime në kodin penal, në kapitullin e përgjimeve, ku përcaktohen saktë llojet e përgjimeve dhe krimet për të cilat lejohet përgjimi. Në veprimet hetimore të policisë gjyqësore shtohen veprime stimuluese, si shitja e sendeve të lidhura me një krim, stimulimi i një akti korruptiv, veprime të cilat mund të kryhen vetëm ndaj një personi për të cilin dyshohet se ka kryer një krim.
Qeveria gjithashtu ka aprovuar mënyrën e caktimit dhe veprimet që kryen punonjësi i infiltrimit në një organizatë kriminale./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti