Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Drejtues të qeverisë shqiptare janë të shqetësuar pasi do të nisen për në konferencën e donatorëve në Bruksel me mungesën e votave të një pjese të opozitës shqiptare për paktin e stabilitetit. Largimi i disa deputetëve demokrat nga salla e parlamentit gjatë debatit mbi projektrezolutën për paktin edhe mund të ishte evituar. Sipas burimeve të sigurta, të këtij mendimi ka qenë kryeministri Meta, Milo dhe disa ministra të tjerë. Por gjykimi duket se ka shkuar edhe më tej.
Pas fjalimit të kryetarit socialist Nano në parlament, ku Berisha u barazua me Millosheviçin, deputetët demokrat u acaruan dhe lanë sallën. Fajin për largimin e tyre duket se në debatet e heshtura tashmë të socialistëve i ka mbetur kryetarit Nano. Pas konfliktit të fundit Nano-Meta rreth çështjes Blushi, këtë rradhë duket se është tërhequr kryeministri Meta. Selia rozë sipas sekretarit të marrdhënieve me publikun Luan Rama i përmbahet këtij mendimi.
Luan Rama:- “Mos prisni që PD të votojë pro nismave dhe inisiativave që janë në kuadër të paktit të stabilitetit”.tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari