Garantimi i një sezoni turistik të sigurt ka angazhuar qeverinë në hartimin e një strategjie të përbashkët ndërinstitucionale për menaxhimin e situatës.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë prezantimit të kësaj strategjie tha se me dorëzimin e disa rrugëve të reja në fund të muajit Qershor dhe modernizimin e strukturave monitoruese do të ruhet standardi i sigurisë.
“Do të kemi për herë të parë në Republikën e Shqipërisë një autostradë, ajo e Thumanë-Kashar, me 130 km/h, do të përballeni me një situatë të re që do të dojë vëmendjen tuaj”.
Ministria e Brendshme nga ana tjetër do të nisë zbatimin e strategjisë “Qëndro i Sigurt në Shqipëri”, për të cilën 1635 efektivë policie do të patrullojnë në terren.
“Ka nevojë për një ndërgjegjësim të madh të drejtuesve të mjeteve që nuk ke asnjë shans më të mendosh që të mendosh se nuk të shohin, se nuk të ndjekin me radarë, se nuk të fotografojnë”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumaro prezantoi aplikacionet e sigurisë, për të cilat tha se kanë njohur përdorim nga një pjesë e konsiderueshme e vizitorëve të huaj.
“Tourism Event of Albania këtë vit vjen i pasuruar si një One Stop Shop jo vetëm për eventet turistike kulturore por dhe me informacione që kanë të bëjnë me sigurinë”.
Sezoni turistik i këtij viti pritet të tejkalojë me 40% numrin e vizitorëve në vendin tonë për të arritur shifrën rekord të 15 milionë turistëve.
Tv Klan