Qeveria ka shitur pjesën e vet të aksioneve që zotëronte te kompania e telefonisë së lëvizshme AMC. Ministria e Ekonomisë njoftoi se procesi i shitjes së 12.6% të aksioneve shtetërore, garë në të cilën morën pjesë 4 kompani është mbyllur me sukses këtë të martë, duke iu shitu kompanisë greke Cosmote për 48.2 milion euro.
Eno Bozdo: “Ne dje përfunduam garën, ofertën më të lartë e dha kompania Cosmote Mobile Telecomunication, me një çmim 48.2 milion euro. Ne e konsiderojmë këtë shitje mjaft të suksesshme, në përputhje të plotë me interesat e publikut, por nga ana tjerët edhe një faktor që tregon besimin e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri.”
Kujtojmë se Cosmote ishte pjesë e konsorciumit fitues të tenderit të hapur ndërkombëtar, i realizuar rreth 9 vite më parë, ku paketa prej 85% e aksioneve të AMC-së u shit për 85.6 milion dollarë amerikan./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro