Projektligji për mbrojtje nga diskriminimi, ka shkaktuar debatet e para. Në cilësinë e avokatit, Altin Goxhaj, ka kërkuar nga deputetët të mos miratojnë këtë projektligj, që sipas tij është në favor të homoseksualëve, duke diskriminuar minoranca të tjera në vendin tonë.
Altin Goxhaj: “Ky ligj nuk i vendoset në barazi para gjykatës, ky ligj diferencon shtetasit në bazë të privilegjeve të caktuara, ky ligj detyron njerëzit të kenë sjelle të ndryshme nga ato që kanë të parashikuar për qëllimet e tyre në dobi të tyre. Ky ligj i lejon një homoseksuali të jetë mësues, kurse një vajze myslimane e cila mban një veshje të caktuar nuk bën të japë mësim në një shkollë. Ky ligj i jep mundësinë çdo kujt që të ketë gjithçka, por një pjesë të kategorisë së njerëzve më të margjinarizuara në Shqipëri nuk u jep asgjë. Normalisht ky ligj nuk është ligji kundër diskriminimit, por është një ligj pro diskriminimit.”
Sipas tij , projekt ligji kundër diskriminimit duhet rishikuar, dhe jo vetëm kaq por duhet hedhur në debat të hapur publik, ku të marrin pjesë të gjithë aktorët./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami