Mazhoranca ka vendosur të amendojë dekretin e Presidentit për ligjin e teatrit. Duke marrë parasysh dhe qëndrimin e Bashkimit Europian për një garë të hapur, do të rihapet procedura për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në garë do të ftohen të marrin pjesë dhe kompani të tjera.
Kreu i Komisionit të Veprimatrive Prodhuese, Eduard Shalsi mohon të ketë patur një negociatë me kompaninë ‘Fusha’, që mori përsipër të ndërtonte me buxhetin e saj godinën e re të Teatrit Kombëtar.
Ligji për Teatrin Kombëtar, i miratuar vetëm nga shumica në fillim të muajit Korrik, parashikon ndërtimin e teatrit të ri në siperfaqen ku shtrihet teatri aktual me fondet e kompanise “Fusha shpk”. Kjo e fundit në këmbim do të ndërtonte një kompleks godinash në sipërfaqen e tokës në kufij me teatrin që aktualisht është pronë e aksionerëve të saj dhe një pjesë tjetër e Bashkisë së Tiranës.
Ligji në fjale u kthye pas për rishqyrtim nga kreu i shtetit, i cili argumentonte se kishte një mori shkeljesh, që sipas tij kishin favorizuar një projekt të zgjedhur pa garë dhe në mungesë të transparencës.
Tv Klan