Vendsoja e barrës fiskale më të madhe për plastikën që prodhohet në vend 25 lekë/kg, 35 lekë për të gjithë produktin e gatshëm, për bizneset vendase në këtë industri, ka favorizuar importuesit. Gjatë një interpelance të zhvilluar me ministren e Financave, Anila Denaj, prodhuesit thanë se taksa e plastikës ka sjellë 20% më shumë kosto për industrinë vendase dhe 15% më shumë për importuesit.
Ministrja Anila Denaj premtoi një analizë të re të tregut, ku nëse do të rezultojë një përfitim më i madh për importuesit, do të barazojë nivelin e taksimit.
Qeveria premtoi heqje të taksimit për plastikën në industrinë e bojrave, polisterolit dhe materialeve të tjera të ndërtimit, të cilat përdorin plastikën pa ndotur mjedisin, siç është për shembull industria e termoizolimit, e cila bën të kundërtën. Çmimet në këtë treg për shkak të taksës në 4 muajt e parë të vitit u rritën me 15%.
Tv Klan