Stafet e qendrave shëndetësore 24-orëshe dhe spitaleve bashkiake do të jenë më të gatshëm për dhënien e ndihmës bazë jetëshpëtuese dhe falë projektit “SOLIDAR”, bashkë në emergjencat shëndetësore”, një iniciativë e qeverisë Zvicerane dhe asaj Shqiptare.
Programi ka nisur me Qendrën shëndetësore 24-orëshe të Vorës, ku për tre ditë me radhë bluzat e bardha kanë rritur aftësinë për menaxhimin arrestit kardiak deri tek ushtrimet praktike në ringjalljen kardiopulmonare dhe përdorimin e pajisjeve moderne të automatizuara.
Entela Ramosaçaj, zëvendësministre e Shëndetësisë: Është hartuar dhe miratuar si projekt nga qeveria shqiptare në nje marrëveshje që ka me qeverinë zvicerane dhe implementohet përmes ambasadës zvicerane në Shqipëri.
Edmond Zaimi, kreu i Urgjencës në QSUT: E shprehur prej kohësh nga punonjësit e qendrave shëndetësore sidomos ata që kanë shërbime 24-orëshe në qëndrimet që duhet të mbajnë në situatë urgjencash, si të japin ndihmën e parë deri në arritjen e ndihmës më të kualifikuar.
Ervin Toçi, projekti shqiptaro-zvicerian “SOLIDAR”: Ky projekt ka shumë komponentë duke trajtuar politikat shëndetësore dhe strategjitë që përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore. Ka komponentin tjetër i cili ka të bëjë me forcimin e shërbimeve të kujdesit të urgjencës mjekësore në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor.
Deri në fund të projektit do të trajnohen rreth 1000 profesionistë të kujdesit shëndetësor parësor si mjekë familje dhe infermierë.
Klan News